Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave, pozon ‘topless’ para pasqyrës

  • 26 April 2019 - 08:20
Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave, pozon ‘topless’ para pasqyrës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke qëndruar në Evropë këto ditë.

Ajo ka marrë pjesë në disa emisione televizive në Angli, teksa ka realizuar edhe disa koncerte në Gjermani e Suedi.

Rexha vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo herë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Bebe Rexha publikoi për fansat një fotografi mjaft provokuese në rrjetin social Instagram.

Ajo ka realizuar një fotografi artistike para pasqyrës, duke pozuar ‘topless’, ndërsa mbante një kurorë në kokë.

“Mbretëresha e natës”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Përndryshe, “Last huraah” vazhdon të mbetet projekti i fundit muzikor që Rexha solli për fansat e saj, dhe që u prit mirë nga publiku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot)