Enca ka një mesazh për fansat e saj: Qani për herë të fundit sot!

  • 28 April 2019 - 11:33
Enca ka një mesazh për fansat e saj: Qani për herë të fundit sot!

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit me titull, “Balad”. Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon herë pas here foto e video nga përditshmëria e saj.

Enca sot ka postuar një sekuencë të shkëputur nga kënga “Balad” dhe ka një mesazh për të gjithë fansat. “Mos u kthe, mbytu për mu n’mall. 

Qani për herë të fundit sot, se këngët e reja po vinë, dhe nuk janë faaare për të qarë!”, shkruan ajo krahas video.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca) on

Lidhur me këtë projekt të ri, një ndjekës e ka pyetur këngëtaren nëse këngët që do publikojë do jenë bashkëpunime apo jo, ndërkohë këngëtarja i është përgjigjur: “Bashkëpunim dhe vetëm”.

(Kosova Sot)