Modeli që vdiq në pistën e modës, ka ndërruar jetë nga ndonjë defekt i lindur që nuk është diagnostikuar

  • 29 April 2019 - 14:53
Modeli që vdiq në pistën e modës, ka ndërruar jetë nga ndonjë defekt i lindur që nuk është diagnostikuar

Mjekët thonë se modeli Tales Soares ka mundur të ketë ndonjë defekt të lindur të padiagnostikuar.

Modeli brazilian vdiq në pistën e modës të shtunën, derisa po reklamonte koleksionin e brendit Ocksa në Javën e Modës në Sao Paulo. 
26-vjeçari u rrëzua derisa po ecte nëpër pistë, ndërkohë që stafi mjekësor intervenoi për ta shpëtuar, por pa sukses dhe më pas Soares u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.
 

Sipas gazetës Folha de Sao Paulo, mjekët i kanë thënë familjes se modeli ka ndërruar jetë nga ndonjë sëmundje kongjenitale (e lindur), e cila nuk ishte diagnostikuar.

Në ndërkohë, akoma nuk është treguar shkaku i vdekjes së Soares. Derisa po vazhdojnë ekzaminimet, autoritetet e kanë quajtur si vdekje të papritur pa shkak të përcaktuar. 
 

(Kosova Sot)