Deshi të bënte video duke bërë dush në bikini, por e pëson keq

  • 02 May 2019 - 13:49
Deshi të bënte video duke bërë dush në bikini, por e pëson keq

Derisa po merrte poza në një moment dushi u shkëput nga mbajtësja në mur dhe përfundoi në kokën e saj, duke i dhënë një goditje të lehtë bukuroshes. 

Bëhet fjalë për Charly Jordan nga Los Angeles e cila ka 1.5 milion ndjekës në Instagram, dhe që e ka publikuar videon e këtij momenti të sikletshëm.

E veshur me bikini me ngjyrë të kuqe biondja mundohej t’i tregonte linjat trupore derisa po bënte dush, por jo gjithçka shkoi sipas planit – në një moment dushi u shkëput nga mbajtësja dhe i ra mbi kokë.

Për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime serioze, dhe kjo ngjarje që i ka ndodhur duket se e ka pranuar me sportivitet pasi edhe vetë e ka postuar videon në profilin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë CHARLY JORDAN ë (@charlyjordan) on