Bukuroshet natyrale në Hollivud

  • 03 May 2019 - 13:23
Bukuroshet natyrale në Hollivud

Shumë nga yjet e Hollivudit duken bukur, mirëpo jo të gjitha e kanë bukurinë natyrale. Megjithatë, disa nga femrat e famshme kanë zgjedhur të mbesin natyrale, me gjithë komplekset që i kanë lidhur me dukjen e tyre 

Image

Julianne Moore: Piklat në lëkurë

Sa herë të flitet për aktoren e bukur me siguri që iu shkojnë në mendje shenjat në lëkurën e saj, gjë të cilën ajo e ka pranuar me kalimin e viteve, madje i ka përdorur edhe si inspirim për përpunimin e serisë së librave 'Freckleface Strawberry'. 'Natyrisht, më mirë do të ishte sikur të mos i kisha, mirëpo tani nuk kam çka të bëj', ka thënë ajo.

 

 

 

Image

Kate Bosworth: Sytë

Për shkak të fenomenit të trashëguar të quajtur heterokromi, Bosworth ka sy me ngjyra të ndryshme, pasi që njëri është i kaltër ndërsa syri tjetër ngjyrë kafe. Zakonisht, ajo përdor thjerrëza kontakti gjatë paraqitjeve të saj nëpër filma, mirëpo në filmin e vitit 2006 'Superman Returns' regjisori ka dashur që ajo të paraqitet me sytë e saj natyralë.

 

 

 

Image

Lea Michele: Hunda

'Unë kam qenë njëra nga vajzat e vetme në shkollën e mesme që nuk kam intervenuar në hundën time, ndonëse kam pasur shumë nevojë për një gjë të tillë. Kur njëherë i kisha thënë nënës sime që dua të bëj një operacion plastik, ajo më kishte kundërshtuar dhe që prej atëherë kurrë në jetë nuk kam menduar më

 

 

 

Image

Tina Fey: Shenja në fytyrë

Ndoshta e keni vërejtur që Tina Fey zakonisht xhirohet nga ana e djathtë dhe kjo gjë bëhet për të shmangur shfaqjen e shenjës së saj në fytyrë. Gjatë një bisede të rrallë të saj për këtë çështje, ajo ka thënë që në fëmijëri ka qenë shumë e llastuar dhe njëherë një i huaj e kishte prerë atë në mollëz të faqes duke ia shkaktuar këtë shenj

 

 

 

Image

Cindy Crawford: Nishani

Nishani, të cilën ajo e ka në anën e majtë të pjesës së epërme të buzës së saj, tani është shndërruar në një element, i cili e karakterizon atë, megjithatë ai nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Modelja ka treguar që gjatë paraqitjeve të saj të para të gjithë janë munduar ta fshehin nishanin e saj, mirëpo tani të gjithë janë pajtuar me të.

 

 

 

Image

Lily Collins: Vetullat

Ashtu siç kishte bërë Brooke Shields para saj, ylli i 'The Mortal Instruments' ka tërhequr shumë vëmendje me vetullat e saj. Vetullat e trasha dhe të ulëta nuk kanë qenë kurrë karakteristikë e femrave në Hollivud, megjithatë nëna njëherë më ka thënë që janë pikërisht gjërat e tilla që e bëjnë një femër të veçantë dhe tërheqëse.

 

 

 

 

(Kosova Sot Online)