E quajti ‘mbretëreshë’, Rihanna pranon se ndihet mirë kur Chris Brown i komenton në foto

  • 06 May 2019 - 15:13
E quajti ‘mbretëreshë’, Rihanna pranon se ndihet mirë kur Chris Brown i komenton në foto

Rihanna nuk e ka aspak problem që ish-i dashuri i saj, Chris Brown, të komentojë në fotot e saj. Madje ajo është shprehur se ndihet mirë nga kjo gjë, pasi ruan raporte miqësore me të. Këngëtarja ka publikuar së fundmi në ‘Instagram-in’ e saj një foto ku shfaqej më të brendshme dhe në të nuk ka munguar komenti i Chris, i cili e quajti atë ‘mbretëreshë’.

Ky veprim i reperit zbulon se ai ende tregon vëmendje ndaj bukuroshes, pavarësisht së shkuarës. Fotoja e publikuar nga Rihanna ishte një promovim i linjës së saj të të brendshmeve ‘Savage X Fenty Lingerie’.

Kujtojmë se dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë dhe prej disa vitesh këngëtarja e famshme është në një lidhje me miliarderin Hasaan Jameel.

(Kosova Sot Online)