Kylie Jenner “e çmendur” pas çantave, shpenzon 50 mijë dollarë për të blerë dy prej tyre

  • 11 May 2019 - 13:29
Kylie Jenner “e çmendur” pas çantave, shpenzon 50 mijë dollarë për të blerë dy prej tyre

Kylie Jenner ka treguar gjithmonë se i pëlqen jeta luksoze dhe të shpenzojë shuma marramendëse për veten e saj. Së fundmi ajo ka shpenzuar plot 50 mijë dollarë për dy çanta të firmës “Louis Vuitton”.

Secila nga çantat ka kushtuar mbi 20 mijë dollarë dhe janë “limited edition”. Kylie e ka bërë blerjen e saj në dyqanin “What Goes Around Comes Around”, ku të gjitha motrat Kardashian-Jenner gjejnë aksesorë dhe çanta ekskluzive me sasi të limituar.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashinas” ka treguar shpesh se ka një dashuri të madhe për çantat dhe këtë gjë dëshiron ta trashëgojë edhe tek vajza e saj, Stormi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)