Rita Ora rrëmben vëmendje me veshjen e radhës në Festivalin e Filmit në Kanë

  • 17 May 2019 - 09:32
Rita Ora rrëmben vëmendje me veshjen e radhës në Festivalin e Filmit në Kanë

Rita Ora po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë

Këngëtarja gjatë ditës ka performuar si e ftuar e “Magnum”, ku bëri që të gjithë ta kthejnë kokën tek ajo me paraqitjen e saj.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë të hapur tek këmba dhe gjoksi, në të cilin dukej mahnitëse.

Para pak minutash, Rita ka postuar disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet e veshur në vjollcë, teksa po bëhej gati për paraqitjen e radhës.

(Kosova Sot Online)