I plagosën menaxherin me armë zjarri, Fero thyen heshtjen: Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë i afërt

  • 19 May 2019 - 11:58
I plagosën menaxherin me armë zjarri, Fero thyen heshtjen: Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë i afërt

Një përplasje me armë zjarri u regjistrua në Prishtinë.

I plagosur në këmbë me dy plumba  mbeti Met Elshani, i njohur ndryshe si menaxheri i disa VIP-ave.

Ai menaxhon labelin “OnRecords” ku bëjnë pjesë disa reperë dhe këngëtarë të njohur nga Kosova, duke përmendur këtu Feron dhe Kidën.

Sipas dyshimeve të para, në konflikt është përfshirë grupi i mbështetësve dhe miqve të reperit Fero, i cili njihet për marrëdhënie të tensionuara me reperë rivalë.

Më pas policia e Prishtinës arrestoi katër persona.

Të arrestuarit ishin Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeç, Shpetim Cakiqi 20 vjeç dhe GJ.B 43 vjeç.

Së fundmi në lidhje me të gjitha këto ka reaguar reperi Fero. Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto, ku shfaqet pranë Met Elshanit.

Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar:

Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë i afërt, por një i afërm do të jetë gjithmonë një familjar.’’