Efehan 1-muajsh sot, Almeda Abazi publikon pamjet e plota krah vogëlushit të saj

  • 05 June 2019 - 15:35
Efehan 1-muajsh sot, Almeda Abazi publikon pamjet e plota krah vogëlushit të saj

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi solli në jetë fëmijën e saj të parë në datë 5 maj, të cilin së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman, vendosën ta quajnë Efehan. Ditën e sotme djali ka bërë 1-muajsh, ndaj Abazi ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa foto pranë vogëlushit, ku imazhi i tij është tepër i qartë.

“1-muajsh”,- ka shkruar 27-vjeçarja krah postimit të saj në të cilin nuk kanë munguar komentet tepër pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e afërt të Almedës.

Siç duket dhe nga pamjet, Efehan po rritet dita ditës dhe mami Almeda është duke përjetuar periudhën më të bukur të jetës së saj. Kujtojmë se dhe në një postim falënderues më parë, ajo ka treguar se shpjegimi i vetëm i çdo situate të vështirë, të lehtë apo të bukur deri më tani i dedikohet djalit të saj.

(Kosova Sot Online)