Dua Lipa ndahet nga Isaac Carew 18 muaj pas ribashkimit, zbulohet arsyeja

  • 06 June 2019 - 08:03
Dua Lipa ndahet nga Isaac Carew 18 muaj pas ribashkimit, zbulohet arsyeja

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Isaac Carew pas ribashkimit të tyre 18 muaj më parë. 23-vjeçarja dhe partneri i saj 33-vjeçar thuhet se janë ndarë në mënyrë sekrete dhe pa bujë, por lajmi ka arritur tek mediat. Burime për ‘The Sun’ janë shprehur se dy të dashuruarit u ndanë për shkak të problemeve që ka shkaktuar axhenda e ngjeshur e secilit dhe largësia. “Gjërat ishin mirë për pak kohë, por Dua është gjithmonë e më shumë e zënë dhe e lodhur. Ata nuk janë takuar aq sa kanë dashur, aq sa do të donin”,-thonë burimet.

Siç duket arsyeja pse lidhja e shumëpërfolur e Dua Lipës me kuzhinerin e njohur ka përfunduar është për shkak të karrierës së këngëtares. Nuk dihet ende nëse ka shanse për ribashkim, por fansat janë në pritje për të rejat. 

(Kosova Sot Online)