Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, nuk harron të bëjë pjesë detaje nga Shqipëria

  • 06 June 2019 - 12:13
Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, nuk harron të bëjë pjesë detaje nga Shqipëria

Sophie Castrioti u bë shumë e njohur për publikun shqiptar dhe vazhdimisht komentohet në media. Ajo është stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe ka tërhequr vëmendjen shpesh herë me pamjen e saj.

Siç dihet Sophie merret me muzikë dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Gone for the night”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe detaji që u ka tërhequr vëmendjen të gjithëve është flamuri kuq e zi që qëndron pas Sophies.

Siç dihet Sophia dhe familja  e saj prej vitesh janë larguar nga Shqipëria, mirëpo Sophie ka arritur të bëhet e njohur në muzikë dhe zëri i saj pëlqehet shumë.

 

 

(Kosova Sot  Online)