Me një foto të ëmbël nga shtrati, Elita bën dedikim më të bukur për Gjikon dhe Zërin

  • 12 June 2019 - 14:39
Me një foto të ëmbël nga shtrati, Elita bën dedikim më të bukur për Gjikon dhe Zërin

Elita Rudi ndan vazhdimisht momentet më të ëmbla që po kalon tani që është bërë nënë e një djali!

Ajo i është shumë mirënjohëse bashkëshortit të saj, me të cilin njohu dashurinë e vërtetë që i fali një engjëll si Zëri.

Në një postim të bërë pak minuta më parë, moderatorja na tregon një moment të ëmbël gjatë mëngjesit, kur Gjiko dhe Zëri ndodhen ende në shtrat.

“Tek bashkëshorti im shoh dashurinë e vërtetë, tek djali im dashurinë e pastër”, shkruan Elita duke na përshëndetur me këtë foto të këndshme.

Ajo na dhuron një panoramë të bukur familjare, ku shihet se sapo është zgjuar dhe ka marrë Zërin e vogël i cili gjithashtu ka hapur sytë.

Ndërkohë Gjiko shihet duke marrë një sy gjumë, pasi me siguri do të ketë ndjetur zgjuar natën.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)