Pse Victoria Beckham vesh këpucë 2 numra të mëdha?

  • 14 June 2019 - 11:10
Pse Victoria Beckham vesh këpucë 2 numra të mëdha?

Ajo e kuron deri në detaj paraqitjen e saj duke qenë një stiliste me emër, por të enjten Victoria Beckham i çuditi të gjithë kur u fotografua me një palë këpucë dy numra më të mëdhenj.

45-vjeçarja mbante veshur një palë këpucë me takë ngjyrë jeshile neon, që i rrinin bosh në pjesën e thembrës.

Të paktën 2 cm hapësirë dallohej në fotot e publikuara nga “Daily Mail”. Megjithatë le të lëmë këpucët dhe të pranojmë se Victoria dukej shumë me stil e veshur me një bluzë të bardhe dhe xhinse të zeza.

Fotot e saj nga SHBA vijnë menjëherë pasi koleget e Spice Girls u shfaqën në Wembley në Londër të enjten mbrëma në koncert.

Victoria nuk ka pranuar të marrë pjesë në turin e tyre edhe pse ju uron shumë fat në këtë nismë pas kaq shumë vitesh.

Image

 

(Kosova Sot Online)