Këngëtari i njohur zbulon se pse mori të bijën si modele në videoklipin e një kënge dashurie

  • 18 June 2019 - 15:06
Këngëtari i njohur zbulon se pse mori të bijën si modele në videoklipin e një kënge dashurie

Pak kohë më parë, këngëtari i njohur Sabiani vendosi që në videoklipin e këngës “Pa ty dashni” të kishte si protagoniste vajzën e tij, Kejsi Medinin.

Kjo zgjedhje e këngëtarit, që të kishte si modele të bijën në një këngë ku i këndon dashurisë së humbur, fillimisht u duk mjaft e çuditshme për fansat e tij.

Por një ditë më parë ai ka sqaruar se kjo në fakt nuk ishte një zgjedhje e tij, por kënga është një bashkëpunim me krijuesin Ervin Gonxhi, i cili e ftoi Sabianin ta këndonte.

“Është një këngë e kompozuar nga dikush tjetër. Unë thjesht shkova në studio”, u shpreh Sabiani në një emision televiziv.

Pas kësaj deklarate, moderatorja e pyeti nëse “ai do të kishte marrë një modele tjetër dhe jo vajzën e tij”, këngëtari u përgjigj: “Po, po”.

Ndërkohë Kejsi gjatë kësaj interviste u shpreh se tani ka dëshirë që të largohet nga imazhi prej modeleje.

“Unë e kam shumë pasion muzikën. Dua t’i përkushtohem seriozisht. Fotot mund t’i bëj edhe për qejf”, tha vajza e Sabianit.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)