Konfirmohet pjesëmarrja e Kidës në festivalin “Sunny Hill”

  • 21 June 2019 - 17:43
Konfirmohet pjesëmarrja e Kidës në festivalin “Sunny Hill”

Edhe këtë vit në Prishtinë organizohet festivali “Sunny Hill”.

Festivali “Sunny Hill” këtë vit mbahet më 2,3 dhe 4 gusht, në parkun e Gërmise.

Edhe kësaj radhe, do të performojnë emra të njohur të muzikës, ndërsa tani është konfirmuar edhe një prej tyre.

Bëhet fjalë për Kidën, e cila është gati që ta ndez atmosferën në festivalin “Sunny Hill” para fansave të saj.

Përveç Kidës, këtë vit në Prishtinë vjen pas shtatë vitesh këngëtarja Njomza.

Image

(Kosova Sot Online)