Në dyvjetorin e fejesës, Taulant Xhaka i propozon të fejuarës për martesë

  • 21 June 2019 - 22:52
Në dyvjetorin e fejesës, Taulant Xhaka i propozon të fejuarës për martesë

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Taulant Xhaka, tash e dy vite është i fejuar me bukuroshen Arbnora Nuredini.

Ai ka zgjedhur që në përvjetorin e dytë të fejesës, t’i bëjë një propozim romantik të fejuarës së tij.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një footgrafie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i ulur në gjunjë teksa i propozon martesë të fejuarës së tij.

“Zoti dhe Zonja Xhaka”, ka shkruar futbollisti i njohur në mbishkrimin e këtij imazhi. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on

Ndërkohë të njëjtin postim e ka rishpërndarë edhe Arbnora, teksa në InstaStory ka hedhur edhe një imazh të dorës së saj me unazën e martesës, të cilën e mori dhuratë nga i fejuari.

Duket se së shpejti, dyshja në fjalë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Urimet për çiftin nga ana e ndjekësve të tyre në rrjetin social Instagram kanë qenë të shumta.

Image

(Kosova Sot Online)