Aktori turk Kivanc Tatlitug shtrohet me urgjencë në spital

  • 27 June 2019 - 09:26
Aktori turk Kivanc Tatlitug shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug ka përfunduar në spital.

Sipas mediave turke, Kivanc, i njohur në Shqipëri për rolin e Kuzey-t, u shtrua në spital pasi dyshohet të jetë helmuar nga ushqimi.

Aktorit të famshëm i është bërë pastrim stomaku dhe pas dy orëve nën vëzhgimin e mjekëve ai është larguar nga spitali.

Fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar në kohë! Mesa duket situata nuk ka qenë shumë serioze edhe pse lajmi i ka trembur fansat e tij!

(Kosova Sot Online)