Kënga e re e Justin Bieber mund të jetë për Selena Gomez, fansat janë të bindur

  • 28 June 2019 - 10:10
Kënga e re e Justin Bieber mund të jetë për Selena Gomez, fansat janë të bindur

Justin Bieber ka paralajmëruar prej ditësh se do publikojë një bashkëpunim me Chris Brown dhe fansat u entuziazmuan shumë nga ky lajm. Edhe këtë herë, një pjesë e mirë e tyre e kanë ndarë mendjen që kënga e re ka lidhje me Selena Gomez, por nuk e prisnin që Justin të nxiste edhe më shumë thashethemet pas postimit të fundit.

Krahas disa videove promovuese për këngën e re ‘Don’t Check On Me’, këngëtari ka shkruar: “Kisha disa gjëra për të thënë”, duke nënkuptuar se gjithçka shpreh në tekstin e këngës, i ka të dedikuara për dikë. Sigurisht fansat kanë nisur komentet dhe interneti po ‘vlon’ nga thashethemet.

Kujtojmë se lidhja e Justin me Selenën është një nga më të diskutuarat në ‘Hollywood’. Edhe pse ka kohë që ka marrë fund, dy të rinjtë vazhdojnë të komentohen dhe fansat duan që t’i shohin bashkë. Justin nga ana tjetër ka zgjedhur të vazhdojë jetën duke u martuar me modelen e njohur Hailey Baldwin.

Image

(Kosova Sot Online)