Nuk iu ndanë sherret, por Noizy shkëlqen në evenimentin gjigant të muzikës në Greqi

  • 28 June 2019 - 10:53
Nuk iu ndanë sherret, por Noizy shkëlqen në evenimentin gjigant të muzikës në Greqi

Pak ditë më parë reperi Noizy publikoi projektin e tij më të fundit “New Benz’.

Kënga ishte një bashkëpunim me reperin grek, Snik dhe menjëherë pas publikimit ajo u klikua me mijëra herë nga fansat.

Kënga u prit mjaft mirë jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ai grek dhe kjo bëri që reperi të prekte skenën e eventit të rëndësishëm “MAD Awards”.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale duket se reperi ka ndezur atmosferën dhe i gjithë publiku këndon bashkë me të. Kjo është një arritje shumë e madhe për artistin, i cili momentalisht renditet në listën e emrave të këngëtarëve më të dëgjuar të momentit.

Në fund të mbrëmjes, Snik ka rrëmbyer edhe një çmim mjaft të rëndësishëm atë të ‘Videos më të mirë’.

Por mbrëmja nuk ka kaluar pa incidente. Mediat greke shkruajnë se Snik është konfliktuar me një reper tjetër me të cilin ka pasur konflikte të hershme.

 

(Kosova Sot Online)