Eleni Foureira kap majat në Greqi, këngëtarja rrëmben çmimet më të rëndësishme

  • 28 June 2019 - 15:25
Eleni Foureira kap majat në Greqi, këngëtarja rrëmben çmimet më të rëndësishme

Mbrëmjen e kaluar në Greqi është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme të vitit “MAD Awards”.

Në këtë ceremoni këngëtarët më të mirë grekë bëhen bashkë për t’u vlerësuar për punën e tyre.

Pjesë e këtij eventi ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ka rrëmbyer dy çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes. Eleni ka arritur të fitojë çmimit “Artistja më e mirë femër” dhe “Kënga e vitit”.

E veshur me të kuqe këngëtarja ka ndezur atmosferën ne performancat e saj, të cilat sigurisht janë një ndërthurje midis këngës dhe kërcimit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, vlerësohet si një nga artistet më të mira të momentit në Greqi dhe vitin e kaluar ajo përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Kënga e saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe ajo u rendit e dyta.

Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)