E puth hartën e Kosovës live në emision, Miss Serbia befason të gjithë

  • 01 July 2019 - 08:49
E puth hartën e Kosovës live në emision, Miss Serbia befason të gjithë

Ishte në qendër të vëmendjes pasi që ditë më parë pas vizitës së Miss-ave nëKosovë nga të gjitha vendet morri pjesë edhe Miss Serbia dhe e bëri shqiponjën me duar gjatë sfilatës duke treguar kështu njëlloj paqeje. 

Pas këtij gjesti ajo u shpreh se “Kjo është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, gjë që i acaroi mediat serbe që e konsideruan skandal.

Por Ivana, ka vazhduar të befasojë! Ajo gjatë emisionit ‘N’Kosovë Show’ ku ka marrë pjesë si e ftuar, ka kënduar këngën ‘Xhamadani Vija Vija’ si dhe ka puthur hartën e Kosovës. Këto gjeste kanë befasuar edhe publikun.

(Kosova Sot Online)