Dua Lipa në një moment intim me të dashurin në veturë, konfirmon lidhjen

  • 12 July 2019 - 11:55
Dua Lipa në një moment intim me të dashurin në veturë, konfirmon lidhjen

Para pak javësh u përhap lajmi se këngëtarja e famshme, Dua Lipa është në një lidhje të re me vëllain e modeleve Hadid, Anwar. Madje ata u fotografuan në festën e 20-vjetorit të modelit dhe më pas në një festival në Londër.

Ndërkohë Anwar e shoqëroi këngëtaren me origjinë shqiptare në koncertin “Amazon’s Prime Day” dhe u shfaqën mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata janë fotografuar teksa dilnin së bashku nga apartamenti i modelit. Madje Dua publikoi një video në “Instastory”, ku e konfirmoi romencën me të dashurin 4 vite më të vogël.

Natën e kaluar Anwar mbështeti Duan, e cila performoi në festivalin British Summer Time në Londër.

Momente romantike në makinë, këngëtarja e famshme konfirmon lidhjen me të dashurin 4 vite më të vogël on Vidnews.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me shefin e kuzhinës, 33-vjeçarin Isaac Crew. Dua duket se tashmë e ka rigjetur dashurinë dhe ka edhe vëmendjen e prindërve të modelit, si dhe motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid.

(Kosova Sot Online)