Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e rëndësishëm në New York

  • 13 July 2019 - 13:16
Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e rëndësishëm në New York

Në 10 nëntor të këtij viti, do të mbahet eventi i rëndësishëm në New York, i cili mban emrin ‘Dolce Vita Awards’.

Ndarjet e çmimeve në këtë organizim shumë të veçantë kanë protagonistë artistë nga e gjithë bota, të cilët përzgjidhen dhe nominohen për të fituar çmime të ndryshme.

Mes emrave si Cardi B, Faydee, etj, është nominuar edhe bukuroshja shqiptare, Luana Vjollca.

Ajo pritet të vlerësohet me çmim në eventin që mbahet në nëntor duke përfaqësuar Shqipërinë.

Ka qenë vetë Luana ajo që e ka publikuar këtë lajm duke treguar entuziazmin e saj.

Kujtojmë se së fundmi sukseset për moderatoren e njohur nuk kanë fund.

Ditën e sotme do të publikohet edhe kënga e re e saj, bashkëpunim ky me Faydee që do i sigurojë bukuroshes shqiptare, sukses jashtë kufijve.

Image

(Kosova Sot Online)