I hoqi të gjitha! Aurela Gaçe jo vetëm që doli zbathur në skenë, por ju fali dhe diçka fansave!

  • 16 July 2019 - 09:14
I hoqi të gjitha! Aurela Gaçe jo vetëm që doli zbathur në skenë, por ju fali dhe diçka fansave!

Aurela Gaçe ngriti në këmbë dje publikun në festivalin e Digitalb që u mbajt në sheshin “Skënderbej”.

Këngëtarja me origjinë nga Vlora ishte bërë shumë seksi e veshur me të zeza, ndërsa sa i përket vokalit të saj është e kotë të flasim!

Por nëse ka një gjë për të cilën do të mbahet mend gjatë Aurela janë performancat zbathur.

Edhe mbrëmjen e djeshme ajo hoqi sandalet me taka që kishte veshur dhe doli zbathur në skenë, ku këndoi e kërceu me mjaft energji.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Aurela hoqi edhe vathët e saj për t’ua dhënë fansave duke thënë: “S’kam ç’të heq tjetër!”

Në videot që ka siguruar “iconstyle.al” këngëtarja shihet që i mungon njëri vath, pasi i kishte rënë poshtë. Pasi një fans e gjeti vathin, ajo ia dhuroi, dhe më pas hoqi dhe tjetrin për t’ia dhënë dikujt tjetër.

Epo kujtim më të bukur s’do të kishte!

(Kosova Sot Online)