Unikkatili dhe Fero nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët! Vazhdojnë thumbimet mes reperëve

  • 30 July 2019 - 10:00
Unikkatili dhe Fero nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët! Vazhdojnë thumbimet mes reperëve

Unikkatili dhe Fero duket se nuk po e gjejnë  ende gjuhën e përbashkët. Ata shpesh janë kthyer në qendër të mediave për shkak të diss-eve që bëjnë për njëri-tjetrin dhe i fundit është ai i Feros.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram reperi shfaqet duke kënduar njëzëri me fansat e tij këngën “Baba për ikona”, e cila është diss i hapur për Unikkatilin.

‘Hej nona je shumë gocë e bukur”, shkruan reperi në përshkrimin e videos.

Kjo kundërpërgjigje e tij ka ardhur pak ditë pasi Unikkatili thumboi këngëtarin duke brohoritur në mes të koncertit: “Unë jam baba, nona, gjyshja, tonat”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

 

(Kosova Sot Online)