“A je lezbike qysh po thojnë?”, Dafina i jep fund kësaj teme një herë e mirë

  • 31 July 2019 - 14:43
“A je lezbike qysh po thojnë?”, Dafina i jep fund kësaj teme një herë e mirë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të komentuara dhe më të përfolura të showbizit. Dafina është gjithmonë në fokus të mediave rozë për çdo hap që hedh apo poston në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi, këngëtarja është komentuar edhe për romacat e dashurisë që ka pasur.

E pyetur nga një ndjekës në Instagram, nëse është vërtet lesbike siç është përfolur, Dafina nuk ka nguruar të sqarojë një herë e mirë fansat e saj.

 

Image

 

Sqarimi i Dafinës:

Unë i respektoj të drejtat e njerëzve. Çdo të drejtë njerëzore! Ka njerëz që nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre nga bombat ose nuk kanë ujë të pijnë dhe disa qenie njerëzore egoiste mundohen të kontrollojnë jetët e të tjerëve sepse kanë vendosur të mos jetojnë jetën e tyre”.

Dafina gjithashtu është përfolur së tepërmi edhe për stilin e flokëve që e ndryshon herë pas here apo edhe tatuazhet e shumtë që ka në trup.

( Kosova Sot Online)