Nuk performoi mbrëmë, por Dua Lipa surprizoi publikun në Sunny Hill me gjestin e veçantë

  • 03 August 2019 - 09:12
Nuk performoi mbrëmë, por Dua Lipa surprizoi publikun në Sunny Hill me gjestin e veçantë

Ndonëse nuk ishte aty për të performuar, Dua Lipa Ishte e pranishme gjatë gjithë kohës në Sunny Hill Festival, pranë familjes së saj e cila ishte organizatorja e eventit.

Dua me familjen qëndruan pranë publikut në arenën VIP nga ku ndoqën të gjitha performancat.

Këngëtarja nuk harroi t’i përshëndeste të gjithë të pranishmit në publik, madje duke bërë simbolin e shqiponjës.

Dua kishte të gjithë vëmendjen e publikut në momentin kur po i përshëndeste me shqiponjën dykrenare, duke i bërë të gjithë të brohorisnin.

E veshur shumë thjesht me një bluzë të verdhë me lule dhe pantallona, Dua Lipa dukej shumë tërheqëse!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë ë (@dlipames) on

(Kosova Sot Online)