Shikoni si Dua Lipa ia vë 'flakën' Prishtinës me vallën e Shotës
Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë.
Njëri nga shumë artistët që performojë mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Gashi.
Gjatë performancës së tij, ai shkoi tek vendi ku po qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa.
Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të lëshoi këngën e famshme të ‘Shotës’ dhe nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Duan.
Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar deri sa po kërcente. Ky ishte njëri nga momentet më emocionuese të natës së dytë të festivalit.
(Kosova Sot Online)