Dua bëri krenar çdo shqiptar në Sunny Hill, ja çka shkruajnë mediat serbe për këngëtaren

  • 05 August 2019 - 10:14
Dua bëri krenar çdo shqiptar në Sunny Hill, ja çka shkruajnë mediat serbe për këngëtaren

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa kërcente me flamurin shqiptar në krahë “Vallen e Tropojës”.

“Disa netë, duket të ngrihesh dhe t’i tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”- shkruante Dua krahas videos e cila ka bërë xhiron e botës.

Madje, ky moment është komentuar edhe nga mediat serbe.

“Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar tek flamuri shqiptar të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente.

“Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.”- ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë.

(Kosova Sot Online)