Së shpejti do të bëhen prindër, Leonita dhe Graniti marrin dhuratën më të bukur para lindjes së fëmijës

  • 18 August 2019 - 12:17
Së shpejti do të bëhen prindër, Leonita dhe Graniti marrin dhuratën më të bukur para lindjes së fëmijës

Në muajin maj Leonita dhe Granit Xhaka dhanë lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë. Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe sigurisht që të gjithë po presin me padurim lindjen e fëmijës.

Pavarësisht se ende nuk ka ardhur në jetë, siç duket miqtë dhe afërmit e Leonitës dhe Granitit kanë filluar të mendojnë për dhuratat e para. Bashkëshortja e futbollistit shqiptar ka publikuar ditën e sotme foton e një ‘body’ për fëmijë, e cila ka një kuptim shumë special.

Leonita e ka marrë si dhuratë nga një mikja e saj dhe veçantia qëndron tek imazhi i stampuar në të. Tek truporja e fëmijës shihet e printuar një foto e Leonitës dhe Granitit të kapur përdore, e cila duhet të jetë shkrepur gjatë viteve të para të lidhjes së tyre.

Siç duket kjo dhuratë i ka pëlqyer shumë Leonitës, ndaj ajo nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Gjatë kësaj kohe çifti i njohur kanë publikuar shpeshherë foto në rrjete sociale, por ata ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës. Kujtojmë se Leonita dhe Graniti kanë disa vite që njihen bashkë dhe në 2017-tën kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

(Kosova Sot Online)