A ju ka marrë malli për Leonora Polosken&Andin Randobraven - ne ua sjellim kudo që jeni

  • 18 August 2019 - 16:02
A ju ka marrë malli për Leonora Polosken&Andin Randobraven - ne ua sjellim kudo që jeni

U bënë ca vite që çifti i njohur i estradës Andin Randobrava&Leonora Poloska, dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë, fryt i të cilës, është dhe vajza Andora e cila dy ditë më parë festoj ditëlindjen e dytë, e që për çiftin ajo është drita e syve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Ka vite që ata nuk kanë sjellur ndonjë projekt muzikor, edhe pse Andini vazhdon të merret me muzikë, Leonora është tërhequr dhe ata që po e kërkojnë janë fansat e saj.

E derisa çifti Leonora&Andin vendosin t'i rikthehen skenës me ndonjë duet, ju mund t'i shijoni këngët e tyre të lansuara ndër vite në kanalin You Tube.


(Kosova Sot Online)