Arbenita Ismajli publikon video me bikini, tregon format trupore para pasqyrës

  • 21 August 2019 - 18:12
Arbenita Ismajli publikon video me bikini, tregon format trupore para pasqyrës

Arbenita Ismajli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo më kot. 

Modelja, e cila në Instagram numëron mbi 300 mijë ndjekës, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Bukuroshja gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ka publikuar një video në bikini, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili. 

Ndërkohë, kjo e fundit u bë e njohur për publikun si e dashura e Feros, teksa publikojnë edhe postime të ndryshme pranë njëri-tjetrit.

Arbenita po ashtu ishte pjesë e klipit të fundit të reperit gjilanas “Ride Or Die”, projekt ky që u lansua në muajin qershor.

Nga ana tjetër, Fero sot bëri të ditur se u largua nga kompania “On Records”, pjesë e së cilës ishte tash e disa vite.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

(Kosova Sot Online)