Dua Lipa dhe Anwar Hadid nuk fshihen më, i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit në çdo moment

  • 22 August 2019 - 12:53
Dua Lipa dhe Anwar Hadid nuk fshihen më, i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit në çdo moment

Prej disa javësh Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të romancës së tyre. Menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua gjeti një dashuri të re dhe siç duket tashmë është shumë e lumtur në krahët e vëllait të motrave Hadid.

Ata të dy janë përfolur shumë në media dhe janë në fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk kanë folur ende për këtë lidhje. Megjithatë nuk kanë nevojë të flasin, sepse gjithçka që ata postojnë në rrjete sociale tregon shumë. Ata të dy kanë vendosur të mos fshihen më, duke e shprehur publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ditët e fundit janë parë shpesh duke publikuar foto apo video të ndryshme bashkë dhe kjo gjë zbulon gjithçka për marrëdhënien mes të dyve. Dua ka publikuar pak orë më parë në profilin e saj një video, në të cilën Anwar shihet duke i dhënë makinës dhe këtë imazh ajo e ka shoqëruar me disa zemra.

Më pas ka treguar se ata të dy kanë udhëtuar drejt një vendi bregdetar, duke kaluar disa çaste intime së bashku.

Pavarësisht se kanë vetëm pak javë që janë bashkë, lidhja mes Duas dhe Anwar duket shumë e fortë. Kujtojmë se modeli 20-vjeçar e shoqëroi Dua Lipën edhe në Kosovë gjatë ditëve të “Sunny Hill Festival”.

 

(Kosova Sot Online)