As Ledri, as Tayna, as Elvana! Kjo është kënga që ka fiksuar shqiptarët momentalisht, ju pëlqen?!

  • 23 gusht 2019 - 08:32
As Ledri, as Tayna, as Elvana! Kjo është kënga që ka fiksuar shqiptarët momentalisht, ju pëlqen?!

Vera është drejt fundit, por këngët që janë publikuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, me siguri do t’i dëgjojmë shumë gjatë.

Artistët e njohur shqiptarë na kanë dhuruar shumë hite të bukura dhe me të vërtetë e kemi të vështirë të zgjedhim se kush është kënga jonë e preferuar për këtë sezon veror.

Ledri, Tayna, Noizy, Dafina, Luana, Kida. Elvana Gjata, Capital T e shumë artistë të tjerë kanë sjellë disa këngë të bukura, por kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët në YouTube është “A je mirë” nga ESTTO dhe Çiljeta e cila është publikuar para 3 ditësh, ndërkohë që në vend të dytë është Tayna dhe Dafina me “Bye Bye”.

 

Image

(Kosova Sot Online)