Nga surpriza e Anwar, tek vendi ku festuan dhe urimet e familjarëve të partnerit! Gjithçka duhet të dini për 24-vjetorin e Dua Lipës

  • 23 August 2019 - 10:42
Nga surpriza e Anwar, tek vendi ku festuan dhe urimet e familjarëve të partnerit! Gjithçka duhet të dini për 24-vjetorin e Dua Lipës

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa festoi 24-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, për këngëtaren nuk munguan surprizat dhe urimet e shumta nga njerëzit e saj më të afërt.

Dhuratën më të veçantë këngëtarja e mori nga i dashuri i saj Anwar Hadid, i cili u kujdes që këtë ditëlindje Dua ta mbajë mend gjatë. Ai i bëri dhuratë një gur të çmuar që kap vlera marramendëse.

Pas dhuratës, Dua Lipa ka vazhduar festimet me shoqërinë dhe familjarët e saj në një vend bregdetar ku kanë darkuar dhe vëmendjen e ka tërhequr veshja e këngëtares.

Dua mbante të veshur një fustan të zi dhe në pjesë e dekoltesë dukeshin buzë të kuqe me gurë.

 

Sigurisht që ky 24-vjetor nuk do të ishte i kompletuar pa urimet e familjes së Anwar. Këngëtarja, e cila duket se ka marrëdhënie të mira me familjen e partnerit të saj, ka marrë urime të ngrohta nga ana e tyre. Gigi Hadid dhe Yolanda Hadid kanë publikuar në Instastory foto të këngëtares dhe mbi të shkruajnë urimin.

Mbrëmja ka përfunduar me një hedhje në ujë të të gjithë të ftuarve, të cilët duket se e kanë shijuar në maksimum.

(Kosova Sot Online)