Puthje pasionante në det me Anwar Hadid, këto janë imazhet e papublikuara nga ditëlindja e Dua Lipës

  • 24 August 2019 - 10:42
Puthje pasionante në det me Anwar Hadid, këto janë imazhet e papublikuara nga ditëlindja e Dua Lipës

Në fillim të këtij muaji Dua Lipa dhe Anwar Hadid vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre. Pavarësisht se tashmë të gjithë e dinë se ata janë në një marrëdhënie, Dua dhe Anwar ende nuk kanë publikuar imazhe që tregojnë hapur dashurinë e tyre. Megjithatë dyshja e njohur nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë fotove paparaci, të cilat zbulojnë gjithçka për lidhjen e tyre.

Së fundmi ata të dy kanë qenë të pranishëm në Malibu për të festuar 24-vjetorin e lindjes së këngëtares shqiptare. Përveçse kanë festuar deri në orët e vona të mbrëmjes me miqtë  tyre, Dua dhe Anwar kanë kaluar edhe disa momente intime me njëri-tjetrin. “DailyMail” ka publikuar disa imazhe në të cilat Lipa dhe Hadid shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin brenda në det.

Gjatë kohës që të dy janë hedhur në det për të bërë surf, nuk kanë mundur të fshehin dashurinë për njëri-tjetrin duke dhuruar disa puthje.

Dua dhe Anwar u përfolën për një lidhje që në fillim të muajit qershor, pak pas ndarjes së saj nga Isaac Carew. Dyshja e njohur e konfirmuan marrëdhënien e tyre në korrik dhe në fillim të gushtit ata udhëtuan bashkë drejt Kosovës për “Sunny Hill Festival”.

(Kosova Sot Online)