Këngëtari shqiptar publikon këngën e re, në videoklip momentet e bukura nga dasma

  • 25 August 2019 - 14:15
Këngëtari shqiptar publikon këngën e re, në videoklip momentet e bukura nga dasma

Disa ditë më parë, Erik Lloshi i dha fund beqarisë në një dasmë me shumë të ftuar, familjarë, miq, por dhe personazhe të njohur. Nëpër rrjete sociale u publikuan shumë momente të bukura të dasmës, ndër to dhe momente romantike mes çiftit dhe duket se të gjitha këto, këngëtari i ka koleksionuar për videoklipin e këngës më të re. “Pengu Dashnis” titullohet kënga e re, në stil balade.

Eriku e ka shprehur shpeshherë dashurinë për partneren e tij dhe duket se të dy e kanë shijuar në maksimum dasmën dhe jetën e re si të martuar. Edhe në videoklip, duket qartë kimia e tij me Rominën. Ndërkohë, menjëherë pas dasmës çifti ka nisur pushimet në plazhin e Dhërmiut, nga ku kanë ndarë disa pamje nga momentet që kanë kaluar bashkë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi) on

(Kosova Sot Online)