Pra, hiti i ri i Tayna-s do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare?

  • 27 August 2019 - 09:10
Pra, hiti i ri i Tayna-s do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare?

Shpesh ka rezultuar se komentet në Instagram të VIP-ave shqiptarë me njëri-tjetrin, kanë pasuar bashkëpunime të suksesshme.

Besohet se ky është edhe rasti i Tayna-s me këngëtaren e njohur shqiptare, Samanta Karavellën.

Teksa Samanta ka pozuar në Miami, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i Tayna-s, e cila i shkruan:

“U knaqe”, shoqëruar me dy emoji me sytë me zemra.

“Po t’pres”- ia ka kthyer Samanta dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se vajzat do të sjellin një bashkëpunim.

Lart e poshtë po përflitet se klipi po xhirohet në Florida dhe Samanta ka shkuar për të xhiruar skenat e saj.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse këto fjalë janë të vërteta. Mbetet të presim ditët në vijim për të marrë një konfirmim nga vajzat të cilat nëse sjellin me të vërtetë një bashkëpunim, jemi të bindur se do të kthehet në super hit!

(Kosova Sot Online)