Nora Istrefi në vitin 2016, i kishte tregu Robertit për herën e fundit sa e ka dashtë
Lajmi për ndarjen e këngëtares Nora Istrefi me Robert Berishen, po vazhdon të bëjë bujë në mediat rozë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Edhe para se të ndodhte ndarja zyrtare, në media u përfolë për një ndarje të mundshme mes çiftit, duke i parë raportet e ftohëta ndaj njëri - tjetrit, që kishin vite që nuk i shihnim së bashku në asnjë eveniment.
Por kësaj ndarje, në vitin 2016 i ka kënduar Nora Istrefi përmes hit këngës "Sa t'kam dashtë", ku qartazi ia bënë me dije Robertit se më ke humbur.
Ua sjellim edhe njëherë këngën në fjalë:
(Kosova Sot Online)