“Nuk kisha zgjidhje tjetër”, Bleona zbulon për të gjithë rezultatet e saj në shkollë fillore

  • 29 August 2019 - 09:30
“Nuk kisha zgjidhje tjetër”, Bleona zbulon për të gjithë rezultatet e saj në shkollë fillore

Bleona Qereti ka ndarë pak më parë në rrjetet sociale disa foto të deftesave të saj nga periudha kur këngëtarja ka qenë në shkollë fillore. Në fotot e publikuara dallohet se ajo ka pasur rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe duket se ka qenë një fëmijë që i përkushtohej shumë studimeve.

“Rezultatet e mia në shkollë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përveçse të isha e shkëlqyer përndryshe nëse sillja një 9 në shtëpi, mami im do më ‘hiqte qafe’”, ka shkruar Bleona krah postimit të saj më të fundit.

Megjithëse ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe mund të kishte çfarëdolloj profesioni tjetër në jetë, ajo ka zgjedhur të ndjekë talentin e saj duke u bërë këngëtare dhe suksesi i saj është i padiskutueshëm.

(Kosova Sot Online)