Harrojeni Azetin, vëllai i tij po ‘çmend’ gjithë rrjetin

  • 29 August 2019 - 12:28
Harrojeni Azetin, vëllai i tij po ‘çmend’ gjithë rrjetin

Azet është një ndër këngëtararët me origjinë shqiptare i cili ka publikuar shumë këngë të reja gjatë këtij viti.

Reperi  njihet jo vetëm në Shqipëri por dhe në Gjermani e Zvicër ku ndodhet pjesa më e madhe e fansave të tij.

Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku poston foto dhe video të ndryshme për ndjekësit e tij si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Së fundmi, reperi ka postuar një foto të vëllait në llogarinë e tij të Instagramit, i cili quhet Albi, është një djalë i pashëm dhe brun, ku menjëherë nuk kanë reshtur komentet pozitive për të. Me një foto të postuar Albi ka arritur t'i çmendë të gjitha vajzat.

"Vëllai im, Albi. Është koha."- ka lënë këtë mbishkrim Azet, ku mendohet se Albi pritet që së shpejti të jetë pjesë e skenës muzikore me projekte personale.

 

(Kosova Sot Online)