Mediat botërore krahasojnë artisten shqiptare me Lady Gaga-n

  • 29 August 2019 - 14:09
Mediat botërore krahasojnë artisten shqiptare me Lady Gaga-n

Ava Max këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë në një ndër emrat më të njohur në industrinë e muzikës.  

Megjithatë Ava Max, veç talentit duket se ka vendosur të marrë vëmendjen e tabloidëve edhe me pamjen e saj.

Në tapetin e kuq në MTV VMA ajo jo veç u cilësua si më e veshura keq, me një kostum “heroi”, por madje u komentua edhe si kopje e Lady Gagas.

Madje tabloidi britanik, Daily Mail do të shkruante: “Lady Gaga ti je”?

Dhe mesa duket ajo nuk heq dorë nga “fiksimi” i saj për t’u dukur dhe veshur si Gaga. Edhe foto e fundit e publikuar në Instagram, duket sikur është marrë nga ndonjë klip i Gagës në fillimet e saj.

Së fundmi Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Torn”.

 

(Kosova Sot Online)