Khloe Kardashian ndryshon diçka në fytyrë dhe fansat nuk i kursyen komentet

  • 30 August 2019 - 10:26
Khloe Kardashian ndryshon diçka në fytyrë dhe fansat nuk i kursyen komentet

Khloe Kardashian është vazhdimisht në qendër të vëmendjes të mediave dhe fansave të saj, të cilët presin të komentojnë çdo lëvizje të saj. Së fundmi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka tërhequr vëmendje me disa foto të publikuara në ‘Instagram’ dhe buzët e saj dukeshin shumë ndryshe, më të fryra se zakonisht.

Fansat menjëherë kanë reaguar në komente duke e akuzuar Khloe për një ndërhyrje plastike. 35-vjeçarja si gjithmonë nuk ka bërë asnjë reagim ndaj këtyre komenteve, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo akuzohet për një ndërhyrje në trupin e saj. Khloe momentalisht po shijon kohën e saj si nënë beqare, duke u përkushtuar plotësisht tek vetja e saj, vogëlushja True dhe sigurisht, tek projektet e reja kozmetike në bashkëpunim me motrat e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

(Kosova Sot Online)