Dua dhe Anwar na befasojnë, nisin bashkëjetesën pak muaj pas lidhjes

  • 03 September 2019 - 13:00
Dua dhe Anwar na befasojnë, nisin bashkëjetesën pak muaj pas lidhjes

Dua Lipa dhe Anwar Hadidi kanë vetëm pak kohë të lidhur, por ata duket se janë gati ta çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja dhe Anwar duan të zhvendosen në New York.

Çifti i ri ka marrë me qera një apartament dhe do të jetojnë bashkë. “Dua dhe Anwar po kalojnë gjithë kohën bashkë, kështu që vendosën të marrin me qira një banesë. Dua qëndron gjithmonë tek ai kur është në LA dhe Anwar qëndron tek ajo në Londër,”-tha një burim.

Ndërsa muajin e kaluar Dua takoi familjen e modelit të njohur. Siç duket gjërat mes tyre po bëhen serioze dhe në një kohë shumë të shkurtër.

(Kosova Sot Online)