Sipas rregullave, Meghan Markle nuk lejohet të mbajë bizhuteri me diamante përpara orës 6 mbasdite

  • 05 September 2019 - 13:20
Sipas rregullave, Meghan Markle nuk lejohet të mbajë bizhuteri me diamante përpara orës 6 mbasdite

Të jesh pjesë e familjes mbretërore mund të jetë një çmenduri ndonjëherë, sepse duhet të plotësosh të gjithë rregullat e ‘çmendura’ të tyre. Sipas ‘Cosmopolitan’, Meghan Markle nuk i lejohet që të mbajë bizhuteri me diamante përpara orës 6 mbasdite.

“Bizhuteritë e tjera mund të mbahen edhe përpara orës 6 mbasdite, ndërsa ato me diamante nuk lejohen deri në orën 6. Mund të shihni perla, bizhuteri të thjeshta, por në mbrëmje mbahen vetëm diamantet”, është shprehur një burim për portalin dhe kjo bëhet për të mos rënë në sy më shumë se veshja.

Pavarësisht se është e njohur për thyerjen e rregullave të protokollit, Meghan duket se këtë herë e ndjek këtë rregull, pasi nëse do hidhni një sy tek paraqitjet e saj gjatë ditës, do të shihni vetëm bizhuteri minimaliste.

(Kosova Sot Online)