Si duket? Ariana Fejzullahu ndryshon look pak para se të sjellë në jetë fëmijën e katërt

  • 11 September 2019 - 15:24
Si duket? Ariana Fejzullahu ndryshon look pak para se të sjellë në jetë fëmijën e katërt

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut, është në pritje të ëmbël të fëmijës së katërt të çiftit.

Më herët, ata zbuluan se po presin një vajzë, e cila shumë shpejt do të bëhet pjesëtarja më e re e familjes së tyre.

Image

Vetëm disa ditë e ndajnë Arianën nga sjellja në jetë e vogëlushes, të cilën po e presin me padurim.

Ditën e sotme, bashkëshortja e Ermalit ka treguar se ka bërë një ndryshim në look, duke i prerë flokët e saj më shkurt.

Ariana ka filmuar veten në pasqyrë me look-un e ri, i cili duket se po i pëlqen shumë.

 

Siç dihet, nuk është e këshillushme që gratë shtatzëna të luajnë me flokët e tyre gjatë shtatzënisë, duke i ndryshuar ngjyrën e përdorur bojra, megjithatë Ariana nuk e ka shkelur këtë rregull, duke bërë thjesht një ndryshim të vogël në gjatësinë e flokëve.

I shkojnë, apo jo?