Tuna publikon këngën me Fatman Scoop (Video)

  • 09 October 2015 - 13:25
Tuna publikon këngën me Fatman Scoop (Video)

Tuna Sejdiu ka publikuar para pak minutash këngën e shumëpërfolur  “Knocks Me Out”.

Këtë këngë Tuna e ka sjellë në bashkëpunim me reperin Fatman Scoop dhe Franques, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për këtë projekt, muzikën e ka ka bërë "Ioan Bogdan Adrian, Madalina Dumitru, Fran Ramaj, Isaac Freeman”. Ndërsa producentë ishin “Bogdan Ioan, Franques, Sada 2Futureanthem”. 

Mbetet të shihet nëse edhe kjo këngë do të arrijë të korrë sukses si hiti i mëparshëm “Hola”, të cilin këngëtarja seksi e pati sjellur në bashkëpunim me ish të dashurin  e saj Coamzn. (Kosova Sot)