Pas kritikave të shumta për filmin e ri, Jennifer Lopez përlotet në mes të emisionit

  • 14 September 2019 - 16:38
Pas kritikave të shumta për filmin e ri, Jennifer Lopez përlotet në mes të emisionit

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, së fundmi ka qenë pjesë e filmit më të ri të titulluar ‘Hustler’.

Filmi ka shënuar një sukses absolut në kinematë e Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten.

Në një dokumentar të ri 17-minutësh, JLo nuk i ka mbajtur dot lotët pas duartrokitjeve për filmin e ri. Ajo është ndjerë shumë e lumtur kur producentja Elaine Goldsmith-Thomas, lexoi titujt e rishikimeve në “FaceTime” dhe ka qarë me lot gëzimi.

Edhe pse fansat e saj nuk kanë dashur ta shohin në rolin që kishte në film dhe e kritikuan, 50-vjeçarja është shprehur se realizimi i filmit ka qenë shumë i vështirë, por që fatmirësisht ja kanë dalë mbanë.

“Variety” ka shkruar se  “Hustlers” tashmë ka fituar 2.5 milionë dollarë në shfaqjet e së enjtes në Amerikën e Veriut dhe parashikohet të fitojë midis 20-26 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)