Hailey Baldwin rrëfehet pa dorashka: Ndihesha inferiore krah Kendall dhe Gigit

  • 16 September 2019 - 13:03
Hailey Baldwin rrëfehet pa dorashka: Ndihesha inferiore krah Kendall dhe Gigit

Hailey Baldwin foli për herë të parë rreth pasigurive të saj mbi karrierën si modele në një intervistë për revistën “Vogue Australia”. Modelja zbuloi se edhe pse është shembull dhe admirohet nga shumë të reja në mbarë botën, arritja aty ku është nuk ka qenë fare e lehtë për shkak të disa mangësirave që kishte në lidhje me disa modele të tjera si Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

“Adaptimi im në industrinë e modelingut ka qenë më i ngadaltë dhe kam mësuar të jem ok me këtë fakt. Unë jam më e shkurtër se shumica e vajzave, nuk jam modele pasarelash dhe ndihesha gjatë gjithë kohës inferiore ndaj shoqeve. Shihni Kendall dhe Gigin, janë të gjata dhe i sheh në çdo pasarelë”, shprehet modelja. Hailey hyri në modeling 5 vite më parë dhe që prej asaj kohe ka pozuar për firma ndërkombëtare si: Versace, Tommy Hilfiger dhe Off White.

(Kosova Sot Online)